Një rast i rëndë është raportuar në Ferizaj, ku dy të mitur janë përfshirë në një incident që tashmë po trajtohet si “Dhunim”.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 07.09.2025, rreth orës 14:30, në rrugën “Kemjal Hetemi” në Ferizaj.
Sipas informatave, më 23.02.2026 rreth orës 13:00, viktima e mitur S.K. rreth 16 vjeç, në shoqërim të prindit, është paraqitur për të raportuar se gjatë muajit shtator 2025 kishte pasur marrëdhënie seksuale me të dyshuarin L.I. rreth 17 vjeç, me të cilin kishte qenë në një lidhje dashurie.
Viktima është intervistuar nga Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ndërsa pas kësaj është autorizuar edhe intervistimi i të dyshuarit.
L.I. është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe nënës së tij, ku i njëjti ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën, duke pretenduar se gjithçka ka ndodhur me pëlqimin e të dy palëve.
Gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit, zyrtarët kanë gjetur edhe sasi të substancës së dyshuar narkotike, e cila është sekuestruar si provë materiale.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse në Ferizaj, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Rasti mbetet nën hetime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


