Një rast i dhunës në familje është regjistruar pasditen e djeshme në Gjakovë, ku një grua ka raportuar se ishte keqtrajtuar psikikisht dhe ishte kërcënuar nga bashkëshorti i saj.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se më 23.02.2026 rreth orës 16:30, në rrugën “Yll Morina”, viktima A.H. rreth 35 vjeç ka kërkuar ndihmë, duke deklaruar se ishte kërcënuar dhe ushtruar dhunë psikike nga burri i saj, A.H. rreth 37 vjeç.
Sipas informatave, viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, si dhe ka refuzuar strehimin.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit kujdestar është dërguar në ndalim për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe mbetet nën hetime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


