Njohësi i marrëdhënieve diplomatike, Gani Rashiti, ka vlerësuar se Kosova duhet të jetë vigjilente në aspektin e sigurisë, referuar gjendjes me tensione që ka përfshirë Serbinë me protesta.
Ai u shpreh se Kosovën s’duhet ta zënë në befasi situatat e tilla, duke kërkuar angazhim për të bllokuar qëllimin e Aleksandar Vuçiqit për destabilizim, transmeton klankosova.tv.
”Kosovën s’duhet ta zënë në befasi situatat e tilla. Kosova nuk duhet të lejojë që një qëllim i tillë të realizohet në Kosovë. Fatkeqësia është se Kosova nuk ka institucione stabile, nuk ka institucione të reja të formuara. Megjithatë në këso raste duhet lënë partinë anash, e të shihet interesi shtetëror”.
Rashiti megjithatë ndër tjera, në Edicionin Special, tha se serbët kanë arsye tejet të logjikshme për të protestuar.
”Mënyra e protestës është shumë e natyrshme dhe e logjikshme. Në këtë nivel dhune, s’ka pasë asnjëherë. Tani protestat kanë kaluar në një stat tjetër, atë të dhunës. Fatkeqësisht dhuna nuk është element për arritjen e kërkesave të caktuara”.
”Kërkesat janë duke çuar në atë drejtim ku s’do të jetë aspak e lehtë për askënd në Serbi. Numri i të plagosurve nuk është marramendës normale”.
”Do të ketë një vëmendje më të konkretizuar që mund të jetë një shtytje për shpallje të zgjedhjeve në tri niveleve – parlamentare, presidenciale dhe lokale. Protestuesit kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor”.
The post Dhuna në Serbi, Rashiti: Mënyra e protestës është shumë e logjikshme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.