Monday, February 23, 2026
spot_img
HomeLajmeDhuna në familje nga të miturit, alarm për shoqërinë dhe institucionet (VIDEO)

Dhuna në familje nga të miturit, alarm për shoqërinë dhe institucionet (VIDEO)

Dy raste të rënda kanë tronditur opinionin publik, duke përfshirë të mitur në akte ekstrem dhune brenda familjes.

Në Gjilan një burrë u plagos rëndë nga djali i tij i mitur, ndërsa nga ana tjetër e botës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një 11-vjeçar po përballet me akuza të rënda vrasjeje, transmeton Klankosova.tv.

Këto raste të rënda ngritin pikëpyetje për shëndetin mendor të fëmijëve.

Psikologia Dita Makasqi, në emisionin “Kosova Today”, tha se të miturit kanë nevojë për mbështetje të shoqërisë.

“Shumë raste të dhunës nga të miturit, rrjedhin nga ndjenjat e moskuptimit të tyre, nga frustrimi, nga nevoja për të shprehur nevojat e tyre, ndjenjat e tyre, dhe ndoshta ne si shoqëri nuk po i kuptojmë këto nevoja”, tha psikologia.

Juristja Krenare Vokshi, tha se shkollat në vendin tonë pos që duhet të jenë për arsimim, duhen të jenë edhe edukuese.

“Fëmijës nuk duhet t’i jepet vetëm arsimimi por edhe edukimi. Duhet të ketë edhe institucione rehabilituese”, tha ajo në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT