E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeDhSK: Pranuam nëntë dëshmi me shkrim në rastin e Thaçit dhe të...

DhSK: Pranuam nëntë dëshmi me shkrim në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se kanë pranuar nëntë dëshmi me shkrim në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle, kishte theksuar se fillimisht ishin pranuar dhjetë dëshmi, por njërën prej tyre gjykatësit e hodhën poshtë.

“Në të njëjtën çështje gjyqësore, më 14 shkurt, Trupi Gjykues miratoi pjesërisht një kërkesë të Prokurorisë për të pranuar dëshmitë e 10 dëshmitarëve sipas rregullës 153. Kjo rregull lejon që dëshmia të pranohet me shkrim pa pasur nevojë që dëshmitari të paraqitet në sallë të gjyqit, në qoftë se dëshmia e dëshmitarit nuk lidhet konkretisht me veprimet dhe sjelljen kriminale të të akuzuarve”.

“Mbrojtja nuk kundërshtoi pranimin e shtatë dëshmive me shkrim me disa kushte, të cilat Prokuroria i pranoi. Në lidhje me tre dëshmitë e tjera me shkrim në kërkesë, gjykatësit hodhën poshtë një dëshmi, pranuan të dytën, dhe vendosën ta pranonin të tretën vetëm me disa kushte”, ka thënë Doyle.

Ndër tjera, ai theksoi se më 18 shkurt, Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit që gjykata të detyrojë Prokurorinë të thërrasë dy dëshmitarë për të cilët Prokuroria kishte kërkuar t’i hiqte nga lista e dëshmitarëve të vet në shtator të vitit të kaluar.

“Gjykatësit rikujtuan se ata kishin ftuar Prokurorinë që të thjeshtonte paraqitjen e provave të saj dhe theksoi se Prokuroria ka thirrur tashmë disa dëshmitarë që kanë dëshmuar për të njëjtat fakte dhe rrethana për të cilat pritej të dëshmonin edhe dy dëshmitarët”. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498