Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) njoftoi pak më parë se Gjykata Komerciale në vend ka marrë vendim që të pezullojë njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Këtë vendim e ka mirëpritur edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.
“Ky vendim vërteton për të satën herë deklarimet tona se ZRrE ka vepruar kundërligjshëm kur ka vendosur që për një afat të shkurt dhe pa konsultime e analiza paraprake t’i detyrojë mbi 1300 kompani që të dalin në tregun e hapur, derisa në këtë proces është vetëm një kompani që po jep oferta të furnizimit”, tha DhTIK.
The post Dhoma e Tregtisë mirëpret vendimin e Komerciales për çështjen e kalimit në treg të lirë për bizneset appeared first on Klan Kosova.