Një numër i veteranëve të UÇK-së po ankohen se nuk u kanë dalë shtesat që i marrin zakonisht si ish-luftëtarë.
Ata thonë se kjo u ka ndodhur vetëm atyre që punojnë në ndërmarrje publike rajonale që vetëfinancohen.
Kësisoj janë mbi 10-të të tillë në KRM “Ambienti” e të tjerë në KRU “Radoniqi”.
Por, kurrënjëri nga ta nuk ka marrë sqarime pse, ndonëse janë drejtuar në pikat përkatëse.
Klani ka kontaktuar me udhëheqësen e Divizionit për Administrimin e Skemave Pensionale për Kategoritë e Luftës, Sanije Rexha.
Por e njëjta tha se nuk ka asnjë informacion pse ka ndodhur një gjë e tillë pasi nuk është përgjegjësi e tyre. Përgjigje nuk është pranuar as nga Ministria e Financave.
Ndiqeni kronikën:


