Me dhjetëra qytetarë janë nisur nga Kosova për të marrë pjesë në protestën që po organizohet në Hagë kundër Gjykatës Speciale.
Protesta, që do të mbahet të dielën e 14 shtatorit, pritet të mbledhë shumë qytetarë nga diaspora, por edhe nga të gjitha trojet shqiptare.
Rafet Llapashtica nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka dhënë detaje mbi organizimin e qytetarëve për protestën.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai tha se organizata ka përfunduar përgatitjet në 30 degë dhe nisja për në Hagë do të bëhet sot në orën 15:00 përmes linjave tokësore të autobusëve.
Disa pjesëmarrës do të udhëtojnë me avion ose me vetura private, ndërsa disa do të nisin udhëtimin më vonë, raporton Klankosova.tv.
Llapashtica theksoi se autobusët do të përdorin rrugën përmes Durrësit dhe linjën Bari në Itali, për të shmangur kalimet përmes Serbisë dhe Malit të Zi, ku mund të hasen pengesa gjatë udhëtimit.
Pamjet më poshtë tregojnë numrin e madh të qytetarëve të mbledhur, gati për t’u nisur drejt Holandës. /Klankosova.tv
The post Dhjetëra qytetarë nisen nga Kosova për në Hagë, për të kundërshtuar Specialen (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.