E mërkurë, 11 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeDhjetëra persona të vrarë e plagosur – detaje dhe pamje të tjera...

Dhjetëra persona të vrarë e plagosur – detaje dhe pamje të tjera nga të shtënat me armë në një shkollë të Graz

Raporte të pakonfirmuara në median austriake thonë se të paktën tetë persona u vranë në sulm, me numrin e të plagosurve që besohet të jetë “dyshifror”, siç raportohet nga Kronen Zeitung.

Këto janë disa nga detajet e të shtënave me armë në një shkollë në lagjen Lend, në Graz të Austrisë.

Ngjarja ndodhi pak para orës 10 të mëngjesit të së martës.

Dhe si pasojë, numri i të vdekurve ka vazhduar të rritet: tani është raportuar për tetë të vdekur.

Mediat lokale, duke cituar burime lokale dhe njerëz në vendngjarje, thotë se dëshmitarët dëgjuan rreth 20 të shtëna me armë brenda shkollës.

Kujdes: të gjitha këto shifra ende nuk janë konfirmuar nga një burim zyrtar.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, thuhet se është duke shkuar në Graz.

Siç raportojnë mediat, përcjell Telegrafi, njësi të shumta policore dhe njësia speciale Cobra janë aktualisht të dislokuara – vendi i incidentit është BORG në Dreierschützengasse.

Autori i vrasjes ishte student në BORG dhe thuhet se e konsideronte veten si viktimë të ngacmimit.

Ende nuk është e qartë nëse ai veproi i vetëm.

Autori i dyshuar thuhet se u gjet i vdekur në njërën nga tualetet gjatë kontrollit të shkollës.

Të shtëna u qëlluan në dy klasa. Midis viktimave ishin mësues dhe nxënës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

https://platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT