Devolli Corporation është nderuar me mirënjohje nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham), në ngjarjen e organizuar për 22 vjetorin e themelimit të saj, që u mbajt në Klan Arena.
Adriatik Kelmendi, anëtar Bordi i korporatës, e pranoi mirënjohjen, teksa falënderoi Odën për vlerësimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Oda Ekonomike Amerikane vlerësoi lart kontributin e Devolli Corporation, duke thënë se ka zhvilluar edhe më shumë ekonominë e vendit.
Në prezencën e mysafirëve të shumtë, përfshirë këtu edhe të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, Oda ndau mirënjohje edhe për partnerët tjerë të saj.



