E mërkurë, 28 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeDevijohen linjat e trafikut urban për shkak të mbylljes së rrugës “Agim...

Devijohen linjat e trafikut urban për shkak të mbylljes së rrugës “Agim Ramadani” – ndalohen mjetet e rënda

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar se nga data 3 deri më 4 maj 2025, rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë do të jetë e mbyllur për qarkullim për shkak të punimeve në shtresën përfundimtare të asfaltit.

Si pasojë, të gjitha linjat e transportit publik urban që zakonisht qarkullojnë në këtë rrugë do të devijohen përkohësisht në rrugë alternative, si: Rruga UÇK, Rruga Migjeni, Rruga Luan Haradinaj, Rruga Ukshin Hoti, Rruga Robert Doll, Rruga Eqrem Çabej, Rruga Dëshmorët e Kombit, Rruga Bajram Kelmendi.

Përveç kësaj, nga data 3 deri më 7 maj 2025, ndalohet qarkullimi i mjeteve motorike me peshë mbi 12.5 ton në këtë segment rrugor, për të siguruar stabilitetin e shtresës së re të asfaltit.

Autoritetet bëjnë thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët dhe operatorët e transportit, deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e rrugës në funksion të plotë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT