Detyroi të miturën të kryente akte seksuale, Gjykata ia cakton një muaj paraburgim gjakovarit

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit D.Z., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhunimi”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, “nga muaji prill i këtij viti i pandehuri, përmes komunikimit në rrjetin social Snapchat, ka realizuar takime me të miturën (e lindur 2010), gjatë të cilave takime pa pëlqimin e saj ka kryer akte seksuale-orale. I pandehuri e incizoi të dëmtuarën gjatë aktit dhe më pas e kërcënoi se do ta publikonte incizimin nëse i tregonte dikujt, duke e detyruar që të takohej përsëri me të”.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri do të qëndrojë në paraburgim për një muaj, periudhë që do të llogaritet nga data e arrestimit më 7 tetor 2025 dhe do të zgjasë deri më 6 nëntor 2025.

Lidhur me rastin, Sinjali ka raportuar ekskluzivisht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/