E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeDetajet e fundit nga zjarri që përfshiu dy kulme të një ndërtese...

Detajet e fundit nga zjarri që përfshiu dy kulme të një ndërtese banimi në Prishtinë (VIDEO)

Rreth orës 21:00, zjarrfikësit kanë marrë një informatë për një zjarr në një ndërtesë banimi në Prishtinë.

Në numër të madh, ata kanë dalë në vend të ngjarjes, ku kanë intervenuar për fikjen e zjarrit të madh që kishte kapluar dy kulme banesash në një ndërtesë banimi në afërsi të Parkut të Qytetit.

Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, ka qenë në vend të ngjarjes, dhe e cila ka sjellë detaje nga ky rast.

Ajo thotë se zjarrfikësit janë ende të pranishëm në vendngjarje duke tentuar për të fikur edhe një pjesë të mbetur të zjarrit.

Gazetarja tha se në këtë rast, dy kulme të ndërtesave janë të përfshira nga zjarri, ndërsa zjarrfikësve u është dashur më shumë se 1 orë për ta fikur zjarrin pasi ka qenë shumë i madh.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka thënë për Klanin se nga ky rast nuk ka të lënduar, por ka shtuar se do ta monitorojnë situatën ekipet kujdestare të cilët do të qëndrojnë gjatë natës për të parë nëse zjarri mund të ndizet sërish. /Klankosova.tv

The post Detajet e fundit nga zjarri që përfshiu dy kulme të një ndërtese banimi në Prishtinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT