Detaje të reja të skandalit që po trondit NBA-në kanë dalë në dritë, është gjetur prova e mashtrimit

Detaje të reja të skandalit që po trondit NBA-në kanë dalë në dritë, është gjetur prova e mashtrimit

Kohët e fundit, ish-gazetari Pablo Torre publikoi informacione tronditëse në lidhje me skandalin e madh në ligën NBA, ku skuadra e Los Angeles Clippers anashkaloi “tavanin e pagave” dhe i pagoi basketbollistit Kawhi Leonard 21 plotë milionë dollarë në një mënyrë tjetër.

Torre tha atëherë se Clippers arritën t’i paguanin Leonardit 21 milionë dollarë përmes kompanisë Aspiration, e cila merret me mbjelljen e pemëve, dhe më pas kompania falimentoi.


Tani Torre ka njoftuar se po gjen detaje dhe prova të reja në këtë rast. Ai pretendon se vetëm dy javë para pagesës së kontestuar për Leonardin, Clippers paguan shumën e lartpërmendur prej 21 milionë dollarësh në llogarinë e kompanisë Aspiration.

Marrëveshja për pagesën e këtyre fondeve u nënshkrua nga drejtori financiar i Clippers, dhe NBA është ende duke hetuar të gjithë çështjen kundër pronarit të shumicës së Clippers, Steve Ballmer, dhe Leonard.

Sigurisht, kontrata e përmendur duhet të jetë prova kurorëzuese në këtë rast, pasi ajo vërteton drejtpërdrejt keqbërjen e Clippers.

Ndryshe, kufiri i pagave është një rregull në NBA që kufizon shumën e parave që një ekip mund të shpenzojë për pagat e lojtarëve të tij në një sezon.

Qëllimi i këtij kufizimi është të arrihet ekuilibër dhe konkurrencë midis ekipeve, në mënyrë që klubet më të pasura të mos mund të mbledhin të gjithë lojtarët më të mirë vetëm sepse kanë më shumë para. /Telegrafi/