E enjte, 12 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeDetaje të reja nga tragjedia në Austri: Dorasi kishte lënë një letër...

Detaje të reja nga tragjedia në Austri: Dorasi kishte lënë një letër lamtumire

Gazeta austriake “Kleine Zeitung” ka zbuluar se policia ka gjetur një letër lamtumire në shtëpinë e 21-vjeçarit që shkaktoi masakrën në një shkollë në qytetin Graz, ku mbetën të vrarë të paktën 11 persona. Më pas, autori kreu vetëvrasje.

Letra u gjet gjatë një kontrolli në shtëpinë e sulmuesit në zonën e Grazit, por autoritetet nuk kanë zbuluar përmbajtjen e saj. Ministria e Punëve të Brendshme austriake ka konfirmuar sekuestrimin e letrës, por pa dhënë detaje shtesë.

Sipas Kronen Zeitung, në letrën e lënë nga sulmuesi thuhet se ai ishte ndier i bullizuar, dhe ky mund të ketë qenë motivi që çoi në tragjedinë. Po ashtu, përmendet se hetimet po vazhdojnë për të konfirmuar këtë pistë.

Ndërkohë, sipas Kleine Zeitung, nuk është vërtetuar ende nëse ngacmimi përmendet qartësisht në letër. Autori kishte qenë më parë nxënës në të njëjtën shkollë ku ndodhi sulmi, por nuk e kishte përfunduar atë.

Policia bëri të ditur gjithashtu se një nga dy armët e përdorura, një pistoletë “Glock”, ishte blerë ligjërisht pak ditë para sulmit, ndërsa tjetra ishte një pushkë.

Në këtë akt tragjik, humbën jetën dhjetë persona – nëntë në vendin e ngjarjes dhe një tjetër në spital – ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Mes viktimave është edhe një vajzë me prejardhje nga Kosova.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

https://platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT