Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë bënë të ditur se kanë goditur një grup kriminal që trafikonin armë.
E gazetari korrespodent, Nuhi Salihu ka sjell disa detaje të reja për emisionin “Ora Shtatë” të Klan Kosova.
“Mega aksioni ka përfunduar më 11 dhjetor, ndërsa gjatë ditës së djeshme autoritetet ligjzbatuese nga Kosova dhe Shqipëria kanë mbajtur një konferencë për media në pikëkalimin kufitar në Morinë. Ata ekspozuan armatimin dhe gjësendet tjera që kanë sekuestruar gjatë bastisjeve në nëntë lokacione, në Prishtinë, Skenderaj dhe në Ferizaj. Nga ky aksion u arrestuan tetë persona, gjatë prej shtetas të Kosovës, dhe dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Gjatë këtyre bastisjeve dhe kontrolleve, janë sekuestruar 64 armë zjarri, prej tyre 29 pistoleta”, thotë Salihu, transmeton Klankosova.tv.
Është bërë e ditur se pjesë e këtij aksioni ka qenë edhe EUROPOL-i.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>