E shtunë, 19 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeDetaje nga arrestimi i ndihmësit të Petkoviqit në Kosovë, iu konfiskuan dy...

Detaje nga arrestimi i ndihmësit të Petkoviqit në Kosovë, iu konfiskuan dy celularë

Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe është arrestuar në Pikën Kufitare Bërnjak nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari gjatë një fjalimi të mbajtur në fshatin Hoqë e Madhe ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste dhe ka krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë procedurave hetimore, si prova materiale janë sekuestruar përkohësisht dy telefona celularë të të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Hoqë e Madhe, Rahovec  18.07.2025 – 12:00. Në PKK Bërnjak është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se gjatë një fjalimi në fshatin Hoqë e Madhe ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste duke i krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare. Me këto veprime i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të lartcekur. Nga i dyshuar në cilësi të provave materiale janë sekuestruar përkohësisht 2 telefona celularë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

Ndryshe, mbrëmjen e së premtes, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri të ditur se Popoviqi ka mbajtur një fjalim në Rahovec, ku ka nxitur urrejtje dhe përçarje në Kosovë, pasi e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste.

Ndërkaq, ndaj këtij ndalimi ka reaguar shefi i tij, Petar Petkoviq. Ai tha se për rastin e ka njoftuar Brukselin dhe ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Në reagim, Petkoviqi thotë se me këtë veprim, Kurti po dëshiron të nxisë një krizë të re në terren dhe që serbëve t’u dërgojë mesazh se “për ta nuk ka as qetësi e as drejtësi”. /Klankosova.tv

Konfirmohet ndalimi i ndihmësit të Petkoviqit në Kosovë, pritet të merren masa ndaj tij

The post Detaje nga arrestimi i ndihmësit të Petkoviqit në Kosovë, iu konfiskuan dy celularë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT