Klubi i Trepçës sot bëri me dije se kanë ndarë rrugët me lojtarin e Trepçës, Desmond Cambridge.
Nga burime të afërta me klubin prishtinas, AsistiOnline.com ka mësuar se Bora është ekipi i ri i lojtarit të larguar nga Trepça.
Cambridge te Trepça sivjet luajti me 10.7 pikë e 4.2 kërcime për ndeshje.
Bora sivjet ka pasur ndryshime në vazhdimësi dhe po e dëshiron me çdo kusht vazhdimin e qëndrimit në elitën e basketbollit kosovar./AsistiOnline.com
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>