E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizDështon përsëri mbajtja e seancës për votimin e buxhetit në Gjilan

Dështon përsëri mbajtja e seancës për votimin e buxhetit në Gjilan

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar sërish të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila ishte ftuar nga kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, me pikën e vetme të rendit të ditës miratimin e buxhetit për vitin 2025.

“Në këtë seancë munguan këshilltarët e dy partive opozitare, LDK dhe PDK, dhe me këtë rast, kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu tha se me 13 këshilltarë prezentë, nuk ka kuorum për të filluar këtë seancë”, thuhet në një njoftim për media të kësaj komune.

Ndërkohë, kreu i komunës, Alban Hyseni, ka paralajmëruar konferencë për media, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498