E premte, 30 Maj, 2025
spot_img
HomeTeknologjiDështon fluturimi i radhës testues i Starship

Dështon fluturimi i radhës testues i Starship

Raketa Starship e SpaceX u nis drejt hapësirës nga platforma e lëshimit në Teksas ditën e Marte përpara se të humbiste kontrollin në gjysmën e rrugës pa arritur disa prej objektikave të saj më të rëndësishëm të testimit dhe shkaktuar më shumë dhimbje koke ekipeve të inxhinierisë të kompanisë së Elon Musk.

Sistemi raketor 122 metër i gjatë i Starship është në zemër të objektivave të Musk për të dërguar njerëzit në Mars nga platforma e lëshimit Starbase në Teksas. Edhe pse kësaj here fluturoi më larg sesa dy tentativat e kaluara, përsëri nuk arriti objektivat e pritshëm.

Për lansimin më të fundit, i cili ishte testi i nëntë i plotë i Starship që nga përpjekja e parë në prill 2023, anija kozmike e fazës së sipërme u dërgua në hapësirë mbi një shtytës (booster) të ripërdorur më parë – një demonstrim i parë i tillë i ripërdorshmërisë së shtytësit.

Por SpaceX humbi kontaktin me shtytësin 70 metërsh të fazës së poshtme gjatë zbritjes, përpara se ai të fundosej në det, në vend që të realizonte uljen e kontrolluar që kompania kishte planifikuar.

Ndërkaq Starship vijoi fluturimin drejt hapësirës po do të dilte jashtë kontrolli 30 minuta nga nisja e misionit.

SpaceX ka thënë se modelet e Starship që kanë fluturuar këtë vit përmbajnë përmirësime të rëndësishme në dizajn krahasuar me prototipet e mëparshme, ndërsa mijëra punonjës të kompanisë punojnë për të ndërtuar një raketë shumëqëllimshe të aftë për të dërguar grupe të mëdha satelitësh në hapësirë, për të transportuar njerëz përsëri në Hënë dhe, në fund, për të çuar astronautë në Mars. /PCWorld Albanian

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT