Dështoi transferimi i Dani Ceballos te Marseille

news image

Transferimi i Dani Ceballos nga Real Madridi te Olimpique Marseille është anuluar, pavarësisht bisedimeve të avancuara mes palëve.

Sipas raportimit të gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, marrëveshja nuk u konkretizua me nënshkrim final dhe klubi francez vendosi të tërhiqet nga negociatat.

Madje, vetëm një ditë më parë Ceballos kishte publikuar një postim lamtumirës në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se largimi i tij nga “Los Blancos” ishte i sigurt.

Megjithatë, me zhvillimet e fundit, mesfushori spanjoll pritet të mbetet ende pjesë e Real Madridit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/