Protagonistja që u bë shkak për t`u mbyllur tentimi i 51-të, ra në sy edhe pa nis i 52-ti.
Ndryshe nga para dy ditësh Ganimete Musliu të premten u pa me një bluzë të zezë në të cilën me shkronja të bardha shkruante Demokraci.
Paris Guri i LDK-së e pati mesazhin e personalizuar për Fitore Pacollin e Vetëvendosjes.
Kur nisin punimet, provohet të votohet komisioni për votim të mbyllur që përseri hasi në kundërshti.
Edhe te LDK-ja që ka të njëjtën thirrje, Avni Dehari ngatërron mikrofonin me telefon.
Fjala iu ndal në gjysmë edhe AAK-së.
Më tej komisioni hidhet në votim por merr veç 54 vota pro. Kësisoj kryesuesi para së ta mbyll seancën njoftoi për një të re para masës së përkohshme nga Kushtetuesja.
Koalicionit që i prin Vetëvendosje lëshoi sallën por jo edhe të tjerët. Ata që qëndruan nisur nga PDK i quajtën ata që dolën si uzurpatorë të pushtetit.
Edhe LDK mendon se pushteti në detyre po degradon shtetin e ia ktheu shpinën qytetarit.
Ajo që po bën partia që fitoi shumicën e votave më 9 shkurt, është e turpshme për AAK.
Ata që synojnë ta udhëheqin qeverinë, thonë se ish-opozitarëve ua ofruan krejt opsionet.
Para pezullimit të seancave deri më 8 gusht, ligjvënësit do të takohen edhe të shtunën pasdite.
The post Dështimi i radhës: Dehari ndal fjalimet, s’kalon “tinëzari” 52 appeared first on Klan Kosova.