Dështimi i Haxhiut dhe Gërvallës në Kuvend diskutohet sot në “Kosova today”

“Rasti i Agon Zejnullahut, Apeli liron pesë zyrtarët policorë”, këto janë temat në ‘Kosova Today’

Në edicionin e sotëm të emisionit “Kosova today” në Klan Kosova do të diskutohet për seancën e sotme konstituive brenda të cilës Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla dështuan t’i marrin votat për kryeparlamentare.

Për këtë temë flasin, Afërdita Maliqi, Zejnullah Jakupi, Ardian Gaxheri dhe Lulzim Veliu.

Më tej, do të trajtohet edhe aksidenti i autobusit nga Kosova në Gjermani. Rreth këtij rasti flet Ardian Shabani.

Në minutat e rezervuar të emisionit të sotëm diskutohet edhe mbrojtja e Thaçit që thuhet se do të përdorë dëshmitë e Albright dhe Holbrroke. Për këtë flasin Ardian Bajraktari dhe Meshari Selimaj.

Abuzimet e serbëve ndaj kosovarëve në territorin e Serbisë, do të jetë një temë tjetër e cila diskutohet Nasim Haradinajn, Korab Blakajn dhe Elena Uka. Poashtu Rusia përgjigjet ndaj bisedimeve në SHBA me sulme masive në Ukrainë me Lutfi Bilalli, Emanuela Durmishi dhe Arientin Abdyli.

Në fund nuk mungon as shoubizi. Byzylyku i dorës zbulon se Gjesti dhe Egli janë në lidhje? Për këtë pjesë flet Redjon Shtylla.

Ndiqeni pas pak në Klan Kosova.

The post Dështimi i Haxhiut dhe Gërvallës në Kuvend diskutohet sot në “Kosova today” appeared first on Klan Kosova.