Këtë të mërkurë në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.
Në pjesën e intervistës kryesore do të diskutohet për dështimet e njëpasnjëshme për konstitumimin e Kuvendit pas zgjedhjeve, si dhe për zhvillimet tjera që kanë të bëjnë me skenën politike në vend, konkretisht për formimin e institucioneve të reja.
Gjithashtu me Haradinajn do të diskutohet edhe për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, si dhe për protestën e sotme të shoqërisë civile para Kuvendit të Kosovës.
Kush duhet të lëshojë pe për zhbllokim të situatës?
A është e gatshme AAK-ja për një marrëveshje për qeverisje?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post Dështimi i 37-të, kush duhet të lëshojë pe? – Daut Haradinaj sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.