Dështimi diplomatik? Kurti injoron gazetaren e Klan Kosovës kur e pyet pse nuk e takoi Donald Trumpin (VIDEO)

Dështimi diplomatik? Kurti injoron gazetaren e Klan Kosovës kur e pyet pse nuk e takoi Donald Trumpin (VIDEO)

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka refuzuar t’i përgjigjet gazetares së Klan Kosovës, Amantina Hasani, e cila e pyeti pse nuk ka takuar presidentin amerikan Donald Trump në SHBA.

Ndërsa shihen duke tentuar t’i shmangen përballjes me televizionin, Kurti vetëm ecën duke nxituar pa asnjë sqarim mbi rezultatet e qëndrimit të tij në Amerikë për disa ditë, transmeton klankosova.tv.

”Pse s’jeni taku me Donald Trumpin në Amerikë?”, u pyet dy herë Kurti nga gazetarja.

”A ju ka prit dikush atje?”, vazhdonte Hasani insistimin e saj për të arritur përgjigjie nga Kurti por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Madje gjatë insistimit, aty shihet edhe një trupë e mbrojtjes së kryeministrit duke tentuar ta largojë gazetaren e Klan Kosovës ndërsa kryen detyrën e saj në mënyrë profesionale.

Ndiqni si vijon pamjet e këtij momenti:

The post Dështimi diplomatik? Kurti injoron gazetaren e Klan Kosovës kur e pyet pse nuk e takoi Donald Trumpin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.