E diel, 27 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeDështimet e Kuvendit: Kosova hyri në ujëra të rrezikshme (VIDEO)

Dështimet e Kuvendit: Kosova hyri në ujëra të rrezikshme (VIDEO)

U mblodhën 53 herë e nuk kryen punë. E provuan edhe dy orë para përfundimit të afatit të 30 ditor të caktuar nga kushtetuesja.

E kur erdhën në aksham pazarin e të shtunës deputetët qenë fort në disponim për muhabet.

Llafi i shkonte shumë edhe Fatmir Limajt me anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Dy fjalë i ndërroi edhe me Agim Bahtirin e Vetëvendosjes.

Kolegët e tij partiak u mblodhën kokë më kokë për të parë diçka në telefonin e Edona Llalloshit.

Pak para fillimit të seancës erdhi edhe Albin Kurti. Kur ajo nisi, kryesuesi Avni Deahari, vazhdoi aty ku e kishte lënë pasdite tek propozimi i anëtarëve për komisionin për votim të fshehtë, e që lypi emër nga PDK.

Por që si zakonisht Vlora Çitakut fjala i mbeti në gjysmë.

Ndryshe si kjo, Hykmete Bajrami nga LDK doli në foltore me një paralajmërim.

Ani se zërimi iu ndal, Bajrami fjalimin e vazhdoi.

E kur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkë me Nismën e Listën Serbe nuk dhanë propozime komisioni u hodh në votim e që i njëjti mori veç 56 vota për.

Kjo gjë e nervozi Agim Bahtirin.

Koalicionit që i prin Vetëvendosje lëshoi sallën por jo edhe të tjerët. Ata që qëndruan nisur nga PDK dolën në foltore për t’i mbajtur fjalimet e përgatitura.

Nga LDK, thanë që Albin Kurti duhet ta respektoj vendimin e Kushtetueses dhe Gjykatave të tjera.

Ani se tash për tash nuk pati rezultate në mesin e krejt të zgjedhurve të popullit njëri nga ta thotë që ndërgjegjen e ka të pastër.

The post Dështimet e Kuvendit: Kosova hyri në ujëra të rrezikshme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT