E hënë, 16 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeDëshmia tronditëse pas vrasjes së shqiptares në Itali - Këto janë temat...

Dëshmia tronditëse pas vrasjes së shqiptares në Itali – Këto janë temat që trajtohen sot në ‘Kosova Today’ – Klan Kosova

Emisioni ‘Kosova Today’ në Klan Kosova e nis edicionin e parë për këtë javë me çështje të ndryshme që do të diskutohen me të ftuarit.

Ngjarja kryesore botërore Izrael – Iran, pas sulmeve të reja nga shteti iranian, do të jetë temë diskutimi bashkë me Arientin Abdylin, Emanuela Durmishin dhe Ita Ganin.

Vrasja e shqiptares në Itali nga ish burri i saj do të trajtohet në bllokun e dytë me Alba Kepin.

Një temë tjetër është edhe deklarata e presidentit amerikan Donald Trump ku u zotua për riangazhim në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Genc Burimi dhe Misha Pumo do të flasin nëse ky reagim është një mbështetje indirekte për një qasje më të fortë amerikane në Ballkan.

Për marrëveshjen e zyrtarizuar tashmë që të dënuarit nga Gjykata Speciale t’i vuajnë dënimet edhe ne Belgjikë, janë të ftuar Azdren Shala dhe Elena Uka.

Ndërsa deklarata e Kandiq, që “Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë”, do të diskutohet me Dusan Janjic.

Për më të rejat e showbizit, mund ta ndiqni bllokun e fundit me Angjeli Dikollin dhe Redjon Shtyllën.

The post Dëshmia tronditëse pas vrasjes së shqiptares në Itali – Këto janë temat që trajtohen sot në ‘Kosova Today’ appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT