Historia e Kosovës po tregohet sot në mënyrë të folur, kështu deklaroi gazetari Arlind Imeri.
Kjo pasi që sot në Dhomat e Specializuara në Hagë po jep dëshminë e tij ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin.
“Për krejt ata që janë të rinj, është duke u dhënë historia e Kosovës në mënyrë të folur. Pra, kush priton me lexu, James Rubin është duke e treguar historinë e Kosovës. Dëshmia e Rubin dhe e dëshmitarëve të mbrojtjes sigurisht që kanë një peshë të madhe dhe do ta ndryshojnë rrjedhën”, tha Imeri, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
The post Dëshmia e Rubinit, Imeri: Historia e Kosovës po tregohet sot në mënyrë të folur (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.