“Dëshmia e James Rubin tregon se sa aleate ka qenë në atë kohë NATO-ja dhe ShBA me UÇK-në” (VIDEO)

“Dëshmia e James Rubin tregon se sa aleate ka qenë në atë kohë NATO-ja dhe ShBA me UÇK-në” (VIDEO)

Analistja Afërdita Maliqi ka deklaruar për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, se dëshmia e ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin, në Dhomat e Specializuara në Hagë, është një dëshmi e qartë e rolit që kishin SHBA-ja  dhe NATO në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Dëshmia e James Rubin tregon se sa aleate ka qenë në atë kohë NATO-ja dhe ShBA me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ky është një fakt kyç për gjykatën dhe vendimin përfundimtar të saj, a do të mbështetet në dëshmitë e njerëzve që kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në çlirimin e Kosovës, apo në dëshmi të njerëzve që nuk njihen dhe s’kanë asnjë lidhje me atë kohë”, tha Maliqi.

The post “Dëshmia e James Rubin tregon se sa aleate ka qenë në atë kohë NATO-ja dhe ShBA me UÇK-në” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.