Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë janë deri në një orë e gjysmë.
Në këtë pikë kufitare pritje nga 30 deri në 40 minuta ka edhe për të la lëshuar vendin, ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Kurse në pikën kufitare në Muçibabë, pritjet për të hyrë janë 20 minuta, kurse për të dalë 15, transmeton Klankosova.tv.
Nëpër pikat e tjera kufitare, mërgimtarët nuk u bie të presin më shumë se 10 minuta për të hyrë e 5 për të dalë nga Kosova.
The post Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë appeared first on Klan Kosova.