E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeDeri në 1 orë e 10 minuta pritjet për të dalë nga...

Deri në 1 orë e 10 minuta pritjet për të dalë nga Kosova në Merdare e te Dheu i BardhëSinjali

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), kolona të gjata janë krijuar sidomos në pikat kufitare të Dheu i Bardhë dhe Merdare.

Në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, pritjet për të dalë nga territori i Kosovës janë aktualisht rreth një orë.

Ndërkohë, në Merdar – që është një nga pikat më të frekuentuara nga bashkatdhetarët – koha e pritjes arrin nga 1 orë deri në 1 orë e 10 minuta, varësisht nga fluksi i automjeteve.

Në anën tjetër, në të gjitha pikat e tjera kufitare të vendit, qarkullimi është i lirë dhe pritjet nuk zgjasin më shumë se 3 deri në 5 minuta, bëjnë të ditur autoritetet.

QKMK u bën thirrje qytetarëve që të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh gjendjen aktuale në kufij dhe, nëse është e mundur, të zgjedhin pika alternative për dalje nga vendi, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata.

Këto pritje po ndodhin si pasojë e rritjes së ndjeshme të numrit të automjeteve, veçanërisht gjatë fundjavave dhe në periudhën e kthimit të mërgimtarëve drejt vendeve ku jetojnë e punojnë.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT