PSG nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Lille.
Ka qenë një pjesë e parë më e qetë dhe më pak raste shënimi.
Gjithsesi dy skuadrat kishin disa gjysmëraste, por që nuk arritën të shënonin gola.
45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllën ashtu siç filluan me rezultat të barabartë 0-0.
Në pjesën e dytë Luis Enrique inkuadroi në lojë tre yjet si Vitinha, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes, ku edhe u zhbllokua ndeshja.
Mbrojtësi portugez realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në minutën e 66-të për t’i dhënë PSG-së epërsinë 0-1.
Por vendasit barazuan gjithçka 20 minuta më vonë, kur zëvendësuesi Ethan Mbappe realizoi gol të bukur ndaj ish-skuadrës për të barazuar rezultatin në 1-1.
Deri në fund më gola nuk pati dhe dy skuadrat u ndanë në paqe në barazim 1-1.
PSG mbetet lider në Ligue 1 me 16 pikë, një më shumë se Marseille e dyta, derisa Lille është e shtata në tabelë me 11 pikë. /Telegrafi/