E martë, 4 Mars, 2025
spot_img
HomeShowbizDerbi i Madridit, kryendeshja e nesërme në Ligën e Kampionëve

Derbi i Madridit, kryendeshja e nesërme në Ligën e Kampionëve

Po luftojnë ‘fyt për fyti’ për titullin e kampionit në La Liga.

Bashkë me Barcelonën që ka 57 pikë, dy skuadrat e kryeqytetit të Spanjës, Atletico me 56 dhe Reali me 54, e përbëjnë treshen e të parëve në kampionat.

Por pos kësaj, dy ekipet madrilene, ndeshen edhe në Ligën e Kampionëve, në kërkim të një biletë që dërgon në çerekfinale të kompeticionit kryesor në Evropë, njofton Klankosova.tv.

Akti i parë zhvillohet nesër me fillim në orën 21:00, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, teksa tek shikuesit në Kosovë, me komentim të Arlind Sadikut, kjo super përballje transmetohet ekskluzivisht përmes platformës kryesore shqiptare, Art Motion (kanali Sport 1).

Në elitën e futbollit spanjoll, skuadra e Anchelotit nuk ka arritur ta mposhtë ekipin e Simeones, tash e pesë ndeshje radhazi. Katër prej tyre u mbyllën me rezultat iidentik, 1-1, kurse njërën e fitoi Atletico 3-1.

Megjithatë, tjetër pasqyrë kanë ballafaqimet mes tyre në UEFA Champions League.

Anise në dy finale të garës më prestigjioze evropiane, poashtu u prodhua rezultati 1-1, në fund festuan “Merengezët”.

Në atë të vitit 2016, Reali do triufonte pas ekzekutimit të penalltive, kurse dy vjet më parë, pas vazhdimeve me rezultat 4-1, raporton Klankosova.tv.

Liga e Kampionëve i ka takuar rivalët e kryeqytetit të Spanjës edhe gjysmëfinalet e vitit 2017, ku ndeshjen e parë e fituan kampionët e Evropës me rezultat 3-0, me ‘hat-trick’ të Cristiano Ronaldos, ndërsa duelin e kthimit e fitoi Atletico, por pamjaftueshëm, pasi ai takim u mbyll 2-1.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498