Një nga derbit kryesor të futbollit kosovar luhet sonte në “Fadil Vokrri”.
Përballe njëri-tjetrit do të jenë Prishtina dhe Llapi.
Kjo lojë zhvillohet me fillim nga ora 20:00, njofton Klankosova.tv
Takimi është i vlefshëm për javë e 22-të të Superligës.
Aktualisht skuadra nga kryeqyteti ka një plasman më të mirë të tabelë.
Skuadra e francezit Jean Michell – Cavalli, është në vendin e pestë me 29 pikë, derisa ajo e Tahir Batatinës, renditet e parafundit me 22 pikë.
Prandaj, fitorja do t’i nevojitej goxha llapjanëve për t’u larguar nga zona e rrezikut.
Prishtina – Llapi, transmetohet ekskluzivisht në platformën më të madhe televizive në trojet shqiptare, Artmotion.
Kjo ndeshje vjen drejtpërdrejt në ekranet televizive enkas për adhuruesit e futbollit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>