E shtunë, 3 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeDerbi i javës në Itali i zbehtë, Milan e Juventus luajnë 0-0

Derbi i javës në Itali i zbehtë, Milan e Juventus luajnë 0-0

Para se të fillonte, mendohej të ishte një super ndeshje.

Megjithatë derbi i kësaj jave në Serie A, nuk i përmbushi aspak pritshmëritë.

Milan dhe Juventus e mbyllën takimin ashtu siç e nisën, pa asnjë gol të realizuar dhe me raste të pakta shënimi, raporton Klankosova.tv.

Kjo që ndodhi në “San Siro” nuk i shkon aspak për shtati “Rosonerëve” pasi tani kanë ngelur plot 9 pikë prapa liderit, rivalit të qytetit, Inter.

Larg “Nerazzurëve”, juventinët mbeten larg me 3 pikë diferencë, kurse nëse Napoli fiton nesër ndaj Romës, atëherë Amir Rrahmani me shokë do të riktheheshin në vendin e parë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT