Nesër zhvillohet një nga derbit më të zjarrtë në rajon.
Por edhe kësaj here, ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Dritë nuk mund të jetë në nivelet siç dikur ka qenë, pasi tifozët nuk kanë stadium.
Fusha me bari artificial ku aktualisht luajnë këto dy ekipe, nuk mundëson aspak që një përballje e madhe mes tyre, t’i ketë të dyja tifozëritë, njofton Klankosova.tv.
Si rezultat i papërgjegjësisë institucionale, që e kanë zvarritur qe shumë vjet rregullimin e arenës kryesore futbollistike në Anamoravë, hijeshia e këtij super derbi, është venitur.
Megjithatë, radha i erdhi dhe ndeshja duhet zhvilluar.
Rivalitetin ndërmjet “Skifterave” dhe “Intelektualëve” më shumë e shohim në fushën e blertë, ku futbollistët luftojnë për çdo top.
Ky super duel, fillon në orën 13:00 dhe transmetohet direkt kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion.
Komentator, Andin Lokaj!
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>