E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizDerbi "02" i takon Drenicës që fitoi 0-2 ndaj Trepçës

Derbi “02” i takon Drenicës që fitoi 0-2 ndaj Trepçës

Në rast fitoreje, Trepça do të barazohej me Drenicën në krye të tabeles në Grupin A të Ligës së Parë.

Por drenicakët edhe një herë treguan se janë shumë seriozë, në kandidaturën e tyre për t’u inkuadruar në eliten futbollistike të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Me realizimet nga Fofana dhe Kuka, “Shqiponjat” morën 3 pikët e radhës, duke arritur në kuotën e 38 pikëve, plot gjashtë tani më shumë se “Torcida”.

Njejtë si rivali i tyre i qytetit, në kuotën e 32 pikëve është edhe Trepça’89, që nesër është nikoqire e Vëllaznimit të Gjakovës. Këta të fundit kanë veç një pikë më pak se kundërshtari i nesërm.

Ndërkohë në Grupin B të Ligës së Parë, nesër zhvillohet kryendeshja mes Prishtinës së Re dhe Dinamo Ferizajt.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT