Deputetja e PDK-së, Kosovare Murseli, e ka mohuar çdo ofertë apo kontakt nga Lëvizja Vetëvendosje.
Murseli tha se përfshirja e saj në këtë temë ka qenë më shumë mediatike sesa reale.
“Ajo ka qenë më shumë tematikë mediale se sa që kam pasur oferta prej VV-së, kam cekur që është e padiskutueshme nuk bëjë kompromis me votën e lirë sepse jam zotuar me një parti dhe qëndroj besnike votuesve të mi. Është për keqardhje i ka humbur vlera dhe kuptimi Kuvendit, kjo bllokadë politike nuk i konvenon askujt, përveç Vetëvendosjes. Nuk më ka kontaktuar VV-ja dhe nuk i kam jap hapësirë”, tha ajo para mediave transmeton Klankosova.tv.
The post Deputetja e PDK-së: Nuk bëj kompromis me votën e lirë, jam besnike e votuesve të mi appeared first on Klan Kosova.