E diel, 1 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeDeputetja e Nismës: Kuvendit i duhet një figurë siç është Fatmir Limaj

Deputetja e Nismës: Kuvendit i duhet një figurë siç është Fatmir Limaj

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, është deklaruar para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se nuk ka ndonjë zhvillim të ri sa i përket qëndrimeve të subjektit të saj politik.

Ajo ritheksoi mbështetjen e Nismës për Fatmir Limajn si kandidat për kryetar të Kuvendit, duke theksuar nevojën për një figurë që unifikon.

“Nisma konsideron se Kuvendit i duhet një figurë siç është Fatmir Limaj. Një figurë e cila kish sjellë konsensus, pasi që mendojmë që kryetari i Kuvendit është një udhëheqje që ka nevojë të sjellë konsensus mes deputetëve”, tha Izmaku.

Ajo shtoi se pavarësisht mungesës së ndonjë vendimi të ri, fryma në Kuvend është pozitive.

“Limaj sjell pozitivitet”, theksoi deputetja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT