Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka thënë se dje është sulmuar nga Fazli Stollaj, anëtar i kryesisë së Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, kryetari së cilës është ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi.
Berisha tha se pas takimit të djeshëm në qeveri dhe pas fjalimit të publikuar, në dalje nga ai takim është sulmuar nga Stollaj, sulm ky që sipas tij, erdhi si pasojë e mosdurimit të fjalimit të tij, i cili ishte drejtuar dje në takim që u mbaj në prezencë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
“Unë kam përmendur mungesën e emblemës së komunitetit egjiptian, e cila ka qenë në mungesë në takimin e djeshëm dhe kam cekur autorin, i cili është Fazli Stollaj. Këtë e kam thënë. Dhe duke mos dashur të identifikohet me këtë emblemë dhe identitetin egjiptian, si dukët Stollajt i pengoi që unë e prezantova emblemën e komunitetit egjiptian dhe i pengoi që unë e përmenda që ai është autor”.
“Stollaj, pas përfundimit të takimit, papritmas më del në rrugë, kërkon të ballafaqohet në rrugë dhe mos t’ia përmend kurrë emrin. Unë s’kam arsye që të mos ia përmendi emrin një autori që është autor i emblemës sime dhe normalisht kam thënë se do ta përmendi sepse është ai autori. Ai ka thënë se do t’i qëroj me mua dhe do të merremi vesh ndryshe. Më ka kanosur, më ka ofenduar me një fjalë që s’mund ta them këtu dhe më ka shtyrë, që për mua është sulm fizik”, tha Berisha, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai u shpreh se sot ka ushtruar kallëzim penal në Policinë e Kosovës ndaj Stollajt dhe sipas tij, këtë do ta bëjë gjithmonë për secilin person që e pengon në punën e tij.
“Nuk mbetet gjë tjetër veçse këtë çështje ta zgjidhim me drejtësi. Unë qëndroj ky që jam dhe nuk do të dorëzohem. Vazhdoj të jem këmbëngulës që dita e egjiptianëve duhet të shënohet me emblema dhe duhet të jemi krenarë me këtë ditë. Nga nesër, egjiptianët duhet të festojnë. Jemi ne ata që kemi disa organizime”, tha ai.
The post Deputeti Veton Berisha thotë se u sulmua nga anëtari i kryesisë së partisë së Elbert Krasniqit appeared first on Klan Kosova.