Deputeti shqiptar në parlamentin zviceran të Bernës, Korab Rashiti, ka reaguar pasi qeveria në detyrë ndau 100 euro për studentët, vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Rashiti e ka quajtur këtë vendim si korrupsion dhe klientelizëm institucional, transmeton Klankosova.tv
Sipas tij, ky ‘manovrim’ është edhe ilegal.
“Jo vetëm që ky manovrim është korrupsion dhe klientelizëm institucional, por sipas mendimit tim është edhe i paligjshëm për një qeveri teknike.”, shkroi ai. /Klankosova.tv
The post Deputeti shqiptar në Zvicër: Ndarja e 100 eurove nga qeveria teknike është korrupsion! appeared first on Klan Kosova.