Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka komentuar situatën e krijuar pas sulmeve ndaj kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha.
Berisha ka thënë se Basha është bullizuar dhe se kjo është pasojë e situatës në vend.
“Kjo që ka ndodh është rezultat, produkt, monument i kësaj situate që gjendet Kosova. Goxha do njerëz kanë fol keq kundër UÇK-së, tash po dalin kundër Dimal Bashës, sikur me mbrojt UÇK-në. E shihni çka kanë fol Mehmet Kraja, Isa Mustafa edhe Dimal Basha është qytetar i Kosovës e duhet me majt gojën pak e nuk duhet me u bullizu deri qat nivel. Është produkt i krejt qisaj situate. Jo, pse me shkarku. Me qit Albulena Haxhiun masnej a”, tha Berisha.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!