Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Petrit Ajeti, e ka shpërndarë një fjalim të deputetit gjerman, Peter Beyer në Bundestag.
Beyer, sipas Ajetit, ka kërkuar që të çmontohen strukturat paralele në veri të Kosovës.
“Lufta kundër strukturave kriminale, bandave dhe grupeve të dhunshme duhet të vazhdojë. Zbulimi i fundit i një arsenali armësh në veri është dëshmi e qartë e rrezikut që përfaqësojnë këto struktura për sigurinë dhe stabilitetin”, u shpreh Ajeti të ketë thënë deputeti Beyer, transmeton Klankosova.tv.
Ambasadori gjerman e falënderoi deputetin Peter Beyer për qëndrimin dhe përkrahjen e tij në Bundestagun gjerman.
The post Deputeti gjerman në Bundestag: Të çmontohen strukturat paralele në veri të Kosovës appeared first on Klan Kosova.