Tuesday, February 10, 2026
spot_img
HomeLajmeDeputeti demokrat çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje dhe djegie...

Deputeti demokrat çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje dhe djegie në fytyrë

Deputeti demokrat Bledion Nallbati ka mbetur i lënduar nga përplasjet e ndodhura sot mes protestuesve dhe efektivëve të policisë para godinës së Kuvendit.

Deputeti është dërguar drejt Spitalit të Traumës, ku është shoqëruar nga kolegët e tij, ndërsa sipas Partisë Demokratike, ai ka marrë lëndime në kokë. Sipas kolegëve të tij, Nallbati ka djegie në fytyrë.

Ndërkohë, nga kjo protestë kanë mbetur të lënduar edhe tetë efektivë policie, njofton tch.

Protesta u shoqërua me hedhje molotovësh, fishekzjarresh, sende të forta dhe përdorim të gazit lotsjellës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT