Friday, March 6, 2026
spot_img
HomeLajmeDeputetët nisin të hyjnë në sallën e Kuvendit

Deputetët nisin të hyjnë në sallën e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme plenare për në orën 20:00, por edhe pas më shumë se 30 minutash nga koha e parashikuar, ajo ende nuk ka nisur.

Pritet që së shpejti të fillojë shqyrtimi i propozim-amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së presidentit.

Më herët, Komisioni për Legjislacion ka votuar amendamentet kushtetuese të vitit 2011 për ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.

Për t’u miratuar në Kuvend, amendamentet duhet të marrin dy të tretat e votave të deputetëve, përfshirë edhe dy të tretat e votave të komuniteteve joshumicë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Deputetët nisin të hyjnë në sallën e Kuvendit appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT