Tuesday, March 3, 2026
spot_img
HomeLajmeDeputetët e LDK-së të rezervuar për emrin e presidentit

Deputetët e LDK-së të rezervuar për emrin e presidentit

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur për një takim në selinë e partisë.

Kjo mbledhje vjen pas takimit të papritur të kryeministrit Albin Kurti me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë mëngjesit të sotëm.

Para selisë së LDK-së po qëndron gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, i cili tha se deputetët janë treguar të rezervuar në qëndrimet e tyre, përderisa nuk ka ende një propozim konkret në tavolinë lidhur me çështjen e presidentit.

“Takimi po vazhdon edhe më tej, dhe kjo vjen pas takimit që pati Lumir Abdixhiku me kryeministrin Albin Kurtin këtë mëngjes, krejtësisht i papritur dhe i paparalajmëruar. Secili deputet përfshirë edhe Hykmete Bajramin, kanë thënë që derisa nuk ka një emër, nuk kanë çka të thonë. Deputetët e tjerë u rezervuan në komente duke thënë se mbase nuk do të jetë fare kandidatura e zonjës Osmani”, tha gazetari Gajtani.

Ndërkohë të hënën, pas takimit të dytë me Albin Kurtin, kreu i LDK-së deklaroi se nuk ka qëndrim refuzues ndaj emrit të Vjosa Osmanit, për presidente.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT