Pas përfundimit të një agjende të ngjeshur parlamentare, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe përbërja e re e ekzekutivit “Kurti 3” janë larguar nga objekti i Kuvendit.
Gjatë ditës u mbajtën dy seanca, fillimisht seanca konstituive e Kuvendit, ku Albulena Haxhiu mori votat e mjaftueshme për kryeparlamentare, dhe më pas seanca e radhës në të cilën u votua formimi i Qeverisë së re.
Për largimin nga objekti foli edhe gazetari i Klan Kosova, Flamur Gajtani, i cili po i ndiqte nga afër zhvillimet në Kuvend.
“Të gjithë deputetët dhe po ashtu edhe pjesa e ekzekutivit të ri Kurti 3 tashmë janë larguar nga objekti i Kuvendit të Kosovës dhe po ashtu nga administrata e Kuvendit edhe neve na është thënë dhe jemi udhëzuar që të lirojmë hapësirat e Kuvendit”, tha ai. /Klankosova.tv


