Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeLajme“Depërtimi në Prekaz ka qenë i pamundur”, rrëfehet bashkëluftëtari i Adem Jasharit...

“Depërtimi në Prekaz ka qenë i pamundur”, rrëfehet bashkëluftëtari i Adem Jasharit (VIDEO)

Xhevahir Geci, bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari, ka ndarë kujtimet e tij për ditët historike të 5, 6 dhe 7 marsit.

Në një speciale në kuadër të emisionit “Info Magazine”, ai ka rrëfyer sesi ushtria serbe kishte rrethuar dhe bllokuar fshatrat e Drenicës gjatë këtyre ditëve.

“5, 6, 7 marsi ka domethënie shumë të madhe për neve, kujtimet na rikthejnë për 28 vite mbrapa. Ka çka të kujtohet mjaftueshëm, ka çka flitet mjaftueshëm. Ka qenë një periudhë jo e zakonshme për neve, një forcë jashtëzakonisht e madhe. Ushtria serbe, në atë kohë, u përfol se ka rrethuar afër 7 mijë trupa, nga Tërnavci, nga Morina, dhe kemi qenë të bllokuar të gjithë fshatrat e Drenicës. Më 4 mars kemi marrë informacion se Llausha do të rrethohej, ashtu e kemi pritur. Një pjesë e policisë serbe e ka rrethuar pjesën e Llaushës, dhe ushtarët e parë u vranë, përfshirë Miftar Rrecin të Llaushës, i cili ka qenë pjesë e rojës atë natë”, tha Geci për Klan Kosova.

“Prej pozicioneve në Llaushë, me atë armatim që kemi pasur, kemi qëlluar me mundësitë tona dhe me kundër-ajror. Ne kemi luftu, asnjë ditë nuk jemi larguar nga Llausha. Për të depërtuar këtu ka qenë e pamundur, edhe krahë me pasë s’ke mundur të depërtosh për të shkuar tek familja Jashari”, tha ai mes tjerash.

Ndiqni rrëfimin e plotë, në videon e bashkangjitur:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT