(Radio Evropa e Lirë) – Për më shumë se 25 vjet, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ofron siguri. Por, në kohën kur zyrtarët amerikanë sinjalizojnë zvogëlimin e mundshëm të pranisë së tyre ushtarake në Evropë, lindin edhe pyetjet: a do të mbeteshin ushtarët amerikanë në KFOR, apo do të kërkonte administrata Trump favore në këmbim të tyre? Nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes thonë për Radion Evropa e Lirë se, tash për tash, nuk ka ndonjë ndryshim sa i përket pozicionimit të forcave të tyre. Por, me tensionet e vazhdueshme në Ballkan dhe me ndryshimin e prioriteteve globale, Kosova duhet të përgatitet për çdo skenar, thonë ish-zyrtarë të NATO-s.
âSecili ushtar i KFOR-it e kupton plotësisht dhe qartë detyrën e tij për tâi mbrojtur të gjithë qytetarët e Kosovësâ, deklaroi më 25 qershor të 1999-ës komandanti i atëhershëm i misionit paqeruajtës të NATO-s, Mike Jackson.
Kjo forcë nisi të dislokohej në Kosovë atë muaj, menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila detyroi tërheqjen e plotë të ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova.
Fillimisht përbëhej nga rreth 50.000 trupa, për të arritur me kalimin e viteve në rreth 4.600.
Më shumë se 25 vjet më vonë, misioni i saj mbetet i njëjtë: âruajtja e një mjedisi të sigurt për të gjithëâ, por e ardhmja e forcës disi e diskutueshme.
Një zyrtar nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes konfirmon për Radion Evropa e Lirë se, âtash për tash, nuk ka asnjë ndryshim në pozicionimin e forcave për të njoftuarâ.
Por, ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, thotë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, âështë transaksionalâ dhe se mund të kërkojë nga Kosova favore në këmbim të mbajtjes së trupave.
âNdaj, jini të përgatiturâ, thotë Shea për Radion Evropa e Lirë.
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, vlerëson se vendi, aktualisht, nuk është në gjendje të vetëmbrohet.
Si lindën pikëpyetjet për trupat amerikane në Evropë?
Ishte fillimisht sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili porositi Evropën se duhet të përgatitet për një rishikim dhe reduktim eventual të pranisë ushtarake amerikane.
Gjatë një vizite në Varshavë, muajin e kaluar, Hegseth tha se e ardhmja e saj do të varet nga kërcënimet globale dhe prioritetet strategjike amerikane.
âKjo është arsyeja përse mesazhi ynë është kaq i ashpër për aleatët tanë evropianë. Tani është koha për të investuar, sepse nuk mund të supozoni se prania e Amerikës do të zgjasë përgjithmonëâ, tha ai më 14 shkurt.
Sipas një dokumenti që siguroi gazeta amerikane The Washington Post, Hegseth urdhëroi, gjithashtu, udhëheqësit e Pentagonit dhe të ushtrisë amerikane që të bëjnë plane për shkurtimin e buxhetit të mbrojtjes për 8 për qind, në secilin prej pesë vjetëve të ardhshëm.
Këtij debati, një element tjetër ia shtoi edhe zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance.
Ai i kritikoi udhëheqësit evropianë për refuzimin e së djathtës ekstreme, ndërsa të ardhmen e trupave amerikane në Evropë e lidhi me politikëbërjen në kontinent.
Duke folur në Konferencën e Veprimit Politik Konservator më 20 shkurt, Vance tha se amerikanët nuk do të mbështesin mbajtjen e trupave në Gjermani, nëse njerëzit atje mund të burgosen për postime fyese në mediat sociale.
âE gjithë mbrojtja e Gjermanisë subvencionohet nga taksapaguesit amerikanëâ, tha ai.
Situata shkaktoi jo pak ankth në mesin e aleatëve këndej Atlantikut.
Njeriu që pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha se synim i tij do të jetë arritja e pavarësisë nga SHBA-ja në aspektin e sigurisë.
âPër mua, prioritet absolut do të jetë forcimi i Evropës sa më shpejt që të jetë e mundurâ, tha ai.
Trump, edhe gjatë mandatit të parë si president, u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve evropianë që tâi rrisin ndjeshëm kontributet e tyre financiare në mbrojtje.
I pyetur gjatë një konference me gazetarë, më 18 shkurt, se a do të ishte i gatshëm të konsideronte tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Evropa, në kuadër të një marrëveshjeje me presidentin rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, Trump tha:
âAskush nuk më ka kërkuar ta bëj këtë. Nuk mendoj se duhet ta bëjmë. Nuk do të doja ta bëjaâ.
Prania e trupave amerikane në Evropë
Shtetet e Bashkuara kanë disa baza operative dhe ushtarake në Evropë.
Numri më i madh i ushtarëve amerikanë – mbi 35.000 – është i dislokuar në Gjermani.
Ky vend, njëherësh, ka edhe bazën më të madhe ajrore amerikane – Ramstein – ku janë të vendosur mbi 16.000 ushtarakë, civilë e kontraktorë.
Përveç përforcimit të përkohshëm në fillim të luftës së Rusisë në Ukrainë, prania ushtarake amerikane në Evropë ka shkuar duke u zvogëluar që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.
Sipas Komandës Evropiane të SHBA-së, numri i përgjithshëm i forcave amerikane në Evropë është luhatur mes 75.000 dhe 105.000 që nga viti 2022.
Prej tyre, aktualisht, rreth 63.000 forca janë të dislokuara në mënyrë të përhershme, ndërsa të tjerat janë me rotacion.
Në Kosovë, Shtetet e Bashkuara kanë rreth 600 ushtarë në kuadër të misionit KFOR, në krahasim me mbi 5.000 sa kishin në â99-tën.
Nga ai vit kanë edhe kampin Bondsteel, i cili gjendet pranë Ferizajt, në juglindje të Kosovës, dhe shërben si baza më e madhe ushtarake e SHBA-së në Ballkan.
Ãka thotë NATO-ja?
Radio Evropa e Lirë pyeti NATO-n se a ka ndonjë plan për të siguruar që prania e KFOR-it në Kosovë mbetet e pandryshuar, në vazhdën e reduktimit të mundshëm të trupave amerikane në Evropë.
Në përgjigjen që mori, mes tjerash, thuhet se âzyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës, përfshirë praninë e SHBA-së në Evropëâ.
Aty, po ashtu, thuhet se SHBA-ja i ka bërë të qarta pritjet e saj që aleatët e NATO-s të bëjnë më shumë, të investojnë më shumë dhe të prodhojnë më shumë, ânë mbështetje të sigurisë sonë të përbashkëtâ.
âNATO-ja vazhdimisht i përshtatet mjedisit që ndryshon… KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovëâ, tha një zyrtar i NATO-s dhe shtoi se âSHBA-ja vazhdon të luajë një rol themelorâ brenda misionit KFOR.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha në një takim me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, më 4 mars, se Evropa po përballet me një situatë të ndërlikuar gjeopolitike dhe se âangazhimi i përbashkët me KFOR-in dhe NATO-n mbetet thelbësorâ.
âJini të përgatiturâ
Shea, i cili ka shërbyer në role të ndryshme në NATO deri në tërheqjen e tij në vitin 2018, nuk pret ndryshime të menjëhershme në praninë e trupave amerikane në Evropë, e rrjedhimisht as në Kosovë, por thotë se situata mbetet e pasigurt dhe duhet vëzhguar me kujdes.
Sipas tij, kontingjenti amerikan në Kosovë është i vogël dhe ânuk është barrë e madhe financiare për SHBA-në, në krahasim me forcat amerikane në Gjermani apo Poloniâ.
Ai gjithashtu kujton se Trump, në të kaluarën, âështë përpjekur ta luajë paqebërësin mes Beogradit dhe Prishtinësâ dhe thotë se trupat amerikane në Kosovë âi japin SHBA-së një levë më të madhe në këtë rolâ.
âPor, Trump është transaksional dhe ai mund ta pyesë Kosovën se çfarë favoresh mund tâi ofrojë për tâi mbajtur trupat [amerikane] në Kosovë – sidomos në formë të marrëveshjeve biznesore dhe mundësive për investime. Ndaj, jini të përgatiturâ, thotë Shea.
Për më tepër, shton ai, zvogëlimi i buxhetit të Pentagonit do ta detyrojë me doemos ushtrinë amerikane të bëjë kursime dhe tâi rishpërndajë burimet e saj.
Pse është e rëndësishme prania e NATO-s në Kosovë?
Gati 26 vjet pas përfundimit të luftës dhe 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova nuk njihet nga Serbia dhe marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara.
Ndonëse janë në negociata për normalizimin e tyre qysh në vitin 2011, shteti fqinj vazhdon ta konsiderojë Kosovën si pjesë të veten.
Pas një sulmi të armatosur në veri të vendit, më 2023, autoritetet kosovare e akuzuan atë për tentim aneksimi të kësaj zone të banuar me shumicë serbe.
Serbia mohoi se kishte gisht në atë sulm, por grumbulloi për disa ditë trupa ushtarake në kufi me Kosovën.
Forca e Sigurisë e Kosovës nuk jep informacione për kapacitetet e saj mbrojtëse, duke i konsideruar si të ndjeshme, por ish-komandanti i saj, Kadri Kastrati, vlerëson se vendi, aktualisht, nuk është në gjendje të vetëmbrohet.
âFatkeqësisht, jemi shumë larg, sepse nuk është investuarâ, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
âJemi shumë larg edhe kapaciteteve njerëzore, edhe atyre infrastrukture, pajisjeve dhe armatimitâ, shton ai.
FSK-ja është në proces të shndërrimit në ushtri të rregullt dhe pritet tâi ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë, nga rreth 2.500 sa ka aktualisht.
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i ka thënë Radios Evropa e Lirë në fund të vitit të kaluar se Kosova, në katër vjet, ka shpenzuar mbi 269 milionë euro për blerje të armatimit.
Ajo që dihet është se vendi ka siguruar armë edhe nga dy fuqi të NATO-s: SHBA-ja dhe Turqia, dhe se synon të ndërtojë edhe fabrikën e tij për prodhimin e municioneve.
Duke folur për rëndësinë e NATO-s në Kosovë, ish-ministri i Mbrojtjes, Agim Ãeku, thotë se situata e sigurisë në vend nuk ka ndryshuar në mënyrë thelbësore që nga ndërhyrja e aleancës ushtarake në vitin 1999.
âNATO-ja ka ardhur në Kosovë për shkak të qasjes agresive të Serbisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Fatkeqësisht, kjo qasje nuk ka ndryshuar ende. Serbia vazhdon ta trajtojë Kosovën si pjesë të saj dhe vazhdon të ushqejë ëndrra për kthimin e saj në Kosovëâ, thotë Ãeku për Radion Evropa e Lirë.
Derisa të mos ketë marrëveshje për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë, ai thotë se misioni i NATO-s, KFOR, do të mbetet faktor kyç për sigurinë në vend.
âAi është garanci edhe për stabilitetin e gjithë Ballkanit Perëndimorâ, thotë Ãeku.
Në frymë të ngjashme me Ãekun shprehet edhe ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu.
âBallkani ka një rëndësi të madhe strategjike për NATO-n, veçanërisht për shkak të daljes në Mesdhe dhe Adriatik. Por, për Kosovën, prania e NATO-s është edhe më e rëndësishme – për të garantuar stabilitetin e saj dhe për të parandaluar destabilizimin e situatës nga aktorë të tillë si Serbia, Rusia e Kinaâ, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
A do të mund të mbijetonte KFOR-i pa ushtarë amerikanë?
Ish-zyrtari i NATO-s, Shea, thotë âpoâ.
âKFOR-i ka qenë nën komandën italiane dhe turke dhe pjesa më e madhe e trupave janë evropianeâ, thotë ai dhe shton se âevropianët menaxhojnë vetë me Bosnje e Hercegovinën që nga viti 2004â.
Por, pavarësisht kësaj, Shea argumenton se mbajtja e trupave amerikane në Kosovë sa më gjatë që të jetë e mundur, është e dobishme, sepse, siç thotë, siguron vëmendjen e vazhdueshme të SHBA-së.
âÃizmet e SHBA-së në terren e mbajnë Kosovën në ekranin e radarit në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit, si dhe ndihmojnë që SHBA-ja të mbetet e angazhuar në dialogun Kosovë-Serbiâ, thotë Shea.
Me rritjen e pasigurisë në rajon – për shkak të gjykimit të udhëheqësit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe protestave të vazhdueshme në Serbi – forcat amerikane shërbejnë si një faktor stabilizues, sipas tij.
Si mund të përgatitet Kosova për secilin skenar?
Mediu thotë se është koha që Kosova të rreshtohet sa më pranë NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, âe jo të ndjekë politika të brendshme që sjellin përçarjeâ.
âVendi duhet të ketë një qasje proaktive për anëtarësim në NATO dhe tâi thellojë marrëdhëniet strategjike me SHBA-nëâ, thotë ai.
Aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Mediu sugjeron edhe krijimin e një force të përbashkët ushtarake me vendet anëtare të NATO-s në Ballkanin Perëndimor – Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi – për të ndërtuar, siç thotë, një mekanizëm të fuqishëm mbrojtës.
âStabiliteti i Kosovës dhe i gjithë rajonit nuk mund të lihet në mëshirën e fatitâ, thotë Mediu.
Shea thekson gjithashtu rëndësinë e angazhimit të Kosovës me administratën e Trumpit në të gjitha nivelet, âpër të siguruar se interesat e saj komunikohen drejt dhe befasitë shmangenâ.
âTrump është i paparashikueshëm, kështu që, më së miri, përgatituni për të gjithë skenarëtâ, thotë Shea.
Marrë parasysh stilin transaksional të diplomacisë së presidentit amerikan, Shea shton se Kosova duhet tâi identifikojë edhe fushat për negociata të mundshme me të.
Interesat biznesore janë gjithmonë të larta, thotë ai, duke marrë si shembull edhe marrëveshjen e përfolur mes SHBA-së dhe Ukrainës për mineralet.
Nevoja për këtë balancë delikate, që përcakton sigurinë e Kosovës, ishte evidente qysh në vitin 1999, kur gjenerali Jackson – tashmë i ndjerë – refuzoi urdhrin e komandantit të tij amerikan për të bllokuar forcat ruse kur hynë në Kosovë, pa marrëveshje me NATO-n.
âNuk do ta filloj Luftën e Tretë Botërore për juâ, u raportua tâi ketë thënë Jackson gjeneralit Wesley Clark në qershor të â99-ës.
Nëse Jackon e parandaloi atë mbi çerek shekulli më parë, përse siguria sot do tâi lihej rastësisë?!
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>