10:26 / E Diele, 04 Maj 2025 / Gj. Sh
Denver Nuggets ka kaluar në çerekfinale të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Skuadra nga Kolorado shënoi fitore në ndeshjen e shtatë vendimtare ndaj Los Angeles Clippers. me rezultat 120-101.
Aaron Gordon (22 pikë) dhe Christian Braun (21) e udhëhoqën Denverin drejt kualifikimit në çerekfinale.
Kundërshtari i radhë i Nugets, është skuadra e Oklahoma City Thunder./IndeksOnline/